Huawei ka prezantuar telefonin e vet Ascend D Quad në
Mobile World Congress në Barcelonë, dhe a ka krahasuar atë me Samsung
Galaxy S2 dhe iPhone 4S. Huawei pretendon se Ascend D Quad është më i
shpejtë, sepse ai përmban çipin e kompanisë së vetë.
CEO i Huawei tha se: “Ne nuk mund të shfaqim një pajisje me ekran
shumë të madh për shkak se duart e njerëzve nuk janë aq të mëdha sa për
të mbajtur atë.”
Ascend D Quad përmban katër njësi qendrore në CPU. Pretendohet se ky
është smartphone i parë 64-bit, dhe u tha se është 49 për qind më i
shpejtë se pajisjet e lartpërmendura. Do të drejtohet nga versioni i
fundit i Android 4.0 Ice Cream Sandwich, CEO i kopmanisë tha se do të
jetë 20 për qind më i lirë se rivalët dhe do ketë ekran me rezolucion me
të lartë se iPhone.
Huawei është kompania e radhës Kineze, e cila mundohet të gjejë suksesin e zakonshëm. Te dhena me specifike.

0 comments:
Post a Comment