Iniciativa IE6 Countdown e Microsoftit dalëngadalë po tregon
rezultate. Iniciativa e nisur me qëllim të zvogëlimit më të shpejtë të
përfaqësimit të shfletuesit të urryer Internet Explorer 6 po tregon
rezultate edhe në tregun amë të Microsoftit – në SHBA sipas të dhënave
të fundit të kompanisë Net Applications më pak se 1 për qind e
shfrytëzuesve ende përdorë IE6.SHBA-të kështu u gjetën në
shoqërinë e vendeve siç janë Austria, Polonia, Suedia, Danimarka,
Finlanda dhe Norvegjia (të cilat gjithashtu shënojnë nën 1 për qind
përfaqësim të shfletuesit IE6), e së shpejti do të mund të ju
bashkëngjiten edhe Meksiko, Republika Çeke, Ukraina, Portugali dhe
Filipinet. Sipas të dhënave në faqen IE6 Countdown (nga dhjetori i vitit
2011), Internet Explorer 6 edne ka përfaqësim të madh në Kinë – madje
25.2 për qind, respektivisht Kina paraqet gjysmën nga posedimi total i
këtij shfletuesi të Internetit.
0 comments:
Post a Comment