Sipas shkrimit të gazetës japoneze Yomiuri Shimbun, Japonia
sipas pohimeve ka disa vite që është duke e zhvilluar virusin
kompjuterik i cili mund të përcjell, identifikoj, dhe paaftësoj
kërcënimet kompjuterike.
Në këtë cyberarmë për ministrinë
japoneze të mbrojtjes thuhet se është duke punuar Fujitsu përmes një
projekti që kap vlerën prej 178.5 milion jen (2.32 milion dollarë) i
cili është iniciuar më 2008. Sistemi sipas pohimeve mund të identifikoj
jo vetëm burimin e sulmit, por edhe të gjithë kompjuterët në zinxhir që
përdoren për transmetimin e softuerit keqdashës dhe informatave për
menaxhim. Hulumtimet e kryera në rrjetat e mbyllura kanë konfirmuar
efikasitetin e kësaj cyberarme, si dhe kanë mundësuar grumbullimin e të
dhënave rreth ekzemplarëve të sjelljeve gjatë sulmeve në rrjetat
kompjuterike.
Japonia gjatë vjeshtës së vitit të kaluar ishte e ekspozuar ndaj një
vargu të sulmeve të sigurisë mbi kompanitë siç janë Mitsubishi Heavy
Industries e cila zhvillon edhe sistemet ushtarake, pastaj parlamentin
japonez dhe misionet diplomatike në mbarë botën. Edhe vet Fujitsu ishte i
sulmuar, që shkaktoi rënien e disa nga shërbimet e bazuara në re që
përdoreshin nga qeverisja lokale.
Ekspertët e sigurisë dyshojnë në efikasitetin e sistemit të këtillë
duke pasur parasysh natyrën e shtresuar të vendosjes së serverëve, si
dhe theksohet se shpesh palët e treta të pafajshme do të shënohen si
sulmues mbi sistemet kompjuterike.
0 comments:
Post a Comment