Sipas faqes MCV, thuhet se konsolat e reja të lojërave nga
Microsoft dhe Sony do të paraqiten në ngjarjen vjetore të E3, e cila
mbahet në qershor të këtij viti. Mirëpo, prodhuesit nuk shprehen kaq të
sigurt në këto pohime.
Microsoft dhe Sony do t’i
bashkëngjiten rivalit të tyre, Nintendos, në ngjarjen ku kjo e fundit do
të jap më shumë detaje për konsolën e saj të re, Wii U.
Mirëpo, kësaj radhe duket se nuk do të jetë vetëm Nintendo ajo që do
të ofrojë risi për vizitorët në ngjarje, pasi që pritet që në të njëjtën
kohë të prezantohen edhe konsolat e reja, përkatësisht versionin e ri
të Xbox dhe atë të Sony PlayStation.
Risia tjetër që pritet të paralajmërohet në ngjarje, është edhe
dyqani virtual i aplikacioneve në konsolën e Sony, e cila ka premtuar se
do të integrojë aplikacione dhe zhvillues në platformën e saj të re dhe
modelin e ri të konsolës së famshme të PlayStation.
0 comments:
Post a Comment