Facebook Hacker Cup 2012

Facebook njoftoi sot regjistrimin e hapur për kupën e dytë në konkursin Hacker Cup, një konkurs vjetor i programit algoritmik të hapur për inxhinierë nga e gjithë bota. Programuesit do të gjykohen në saktësinë dhe shpejtësinë në një garë, ku ata do zgjidhin problemet me të përparurara të algoritmeve deri në pesë raunde dhe sfida programuese. Fituesi do të marrë titullin e kampionit botëror në Facebook Hacker Cup 2012.
Konkursi do të filloj me një raund 72-orësh kualifikimi më 20 janar në ora 16:00. Kjo do të përfundojë më 23 janar në ora 16:00. Të gjithë konkurrentët e regjistruar do të paraqiten me nga tri probleme. Çdo konkurrent i cili zgjidh të saktë të paktën një problem do të përparojë në Online Round 1.

Online Round 1 do të zgjasë 24 orë nga 28 janar në ora 10:00 deri me 29 janar në ora 10:00. Për të përparuar në Online Round 2, pjesëmarrësit duhet të zgidhin të paktën një problem të saktë. Nëse më shumë se 500 njerëz zgjidhin të paktën një problem të saktë, atëherë të 500 pjesëmarrësit do të përparojnë në Online Round 2.
Online Round 2 do të zgjasë tre orë nga 4 shkurti në ora 1:00 deri në ora 16:00. Konkurrentët do të kenë tre orë për vendosjen e zgjidhur të problemit. Top-shënuesit nga 100 pjesëmarrës në Online Round 2 do të marrin nga një bluzë zyrare të Facebook Hacker Cup 2012 dhe do të njoftohen përmes e-mailit, ata që janë të avancuar për Online Round 3.
Online Round 3 do të zgjasë tre orë nga 11 shkurti në ora 1:00 deri në ora 16:00. 100 konkurrentë do të kenë tri orë në dispozicion për të paraqitur problemin e zgjidhur. Top-shënuesit nga 25 konkurrentë në Online Round 3 do të njoftohen përmes e-mailit, ata që kanë avancuar në raundin përfundimtar të Facebook.
Nëse nuk jeni nga SHBA, ju duhet të dini finalistët që do të jenë përgjegjës për marrjen e vizës hyrëse para mbërritjes në vend. Facebook do të rimbursojë finalistët për çdo tarifë të aplikimit për vizë deri në 100 dollarë, shpenzimet e udhëtimit, por kompania nuk do të paguajë asnjë ngarkesë ose shpenzimet që lidhen me marrjen e një pasaporte.
Raundi përfundimtar i konkurrencës do të jetë më 17 mars. Çmimet do të përfshijnë të holla dhe çmime tjera mahnitëse. Më konkretisht, cmimi i parë është 5.000 dollarë, titulli i kampionit botëror, dhe nderin e të përjetësuarit në trofeun Facebook Hacker Cup 2012. Çmimet e mbetura janë si më poshtë: 2.000 dollarë për vendin e dytë, 1.000 dollarë, 100 dollarë dhe bluza mahnitëse për 100 hakerat e lartë që vijnë nga raundi i dytë online.
Nëse doni të provoni problemet nga raundi i vitit të kaluar, ju mund t’i kontrolloni ato këtu: Problemet. Më shumë detaje dhe njoftime do të afishohen në facebook.com/hackercup.