Sipas 9to5Mac, “burime të besueshme” te
Foxconn i treguan blogut që punnëtorët janë duke u munduar që ta
prodhojnë pajisjen iPhone 5. Në këtë pikë, sidoqoftë, ka shumë modele që
janë duke qarkulluar, kështu që mbetet të shihet se çka do të sjellë
versioni përfundimtar i kësaj pajisjeje, por të gjitha këto modele
përfshijnë disa veçori të ngjashme.
Madhësia e ekranit për shembull ka qenë nga 3.5 inçë në 4+ inçë, tha 9to5Mac,
dhe LG është duke e bërë njërin nga këta ekrane. Fabrika prodhuese
ndryshon nga iPhone 4 dhe iPhone 4S, por nuk përfshin formën e përfolur.
9to5Mac spekuloi që sipas kohës së prodhimit të
pajisjes iPhone, ndërmarrja Apple mbase do ta bëjë lëshimin e këtij
prodhimi në fillim të verës. iPhone 4S ka dalë në tetor të vitit të
kaluar; prodhimi i tij nuk kishte filluar deri në pranverën e vitit të
kaluar.
Gjatë një thirrje për të treguar përfitimet, Apple
tha që ka shitur 37.04 milionë iPhone gjatë çerekut të katërt të vitit
dhe CEO i kësaj ndërmarrjeje, Tim Cook, tha që 4S ishte versioni më i
popullarizuar. Shefi i Apple tha që njerëzit ende janë duke e blerë
smartphone-in e vet të ri.
0 comments:
Post a Comment