Si t’i ruani të gjithë skedarët nga Google Docs

Google Takout është një rrugë për të shkarkuar të gjitha të dhënat nga shërbimet Google si Picasa dhe Contacts me një klikim të vetëm. Por jo të gjitha shërbimet e Google janë të mbështetura nga Takeout, që kufizon përdorimin deridiku të shërbimit.
Së fundi Google lajmëroi që ata e kanë shtuar shërbimin e Google Docs në listën e shërbimeve, kështu që ju tani mund t’i ruani të gjithë skedarët në llogarinë tuaj në Google Docs. Në këtë artikull do të mund të shihni se si t’i eksportoni të gjithë skedarët në Google Docs.
Për t’i shkarkuar të gjithë skedarët që ndodhen në Google Docs, kaloni tek faqja Google takeout, kyçuni në llogarinë tuaj dhe zgjedhni dokumentet që dëshironi t’i eskportoni
Pastaj klikoni butonin “Configure...” për të zgjedhur se cilat lloje të skedarëve dëshironi t’i ruani. Sapo ta keni kryer, klikoni butonin “Create Archive”. Të dhënat do të ruhen në një arkivë .zip me të gjithë skedarët që ruhen në llogarinë tuaj në Google Docs.

Është gjithmonë e nevojshme që të posedohet një ruajtur një rezervë offline e të dhënave kur nuk ekziston një qasje  në internet.