Sipas informatave nga HTC-Hub, tableti i kompanisë Flyer, së
shpejti merr përitësimin në versionin e fundit të Androidit, atë me emër
të koduar Ice Cream Sandwich. Tableti përditësimin në Android Honeycomb
e morri në muajin dhjetor.
Mbindërtimi do të duhej të
fillonte të implementohej më së largu deri në fund të çerekut, e sipas
pritjeve, HTC edhe në versionin e ri do të lë ndërfaqen e vet të
paprekur. Tableti fillimisht ishte paraqitur me Android 2.3 Gingerbread.
Ka ekranin me diagonale prej shtatë inç dhe procesorin prej
1.5-gigaherc me një bërthamë. Mbindërtimi në ICS do të duhej të
siguronte punën më të shpejtë të pajisjes dhe të sjell funksionalitet të
ri.
Lansimi i Ice Cream Sandwich është përcjellë me pompozitet të madh.
Kompanitë po publikojnë përditësimet në ICS më shpejtë se që ndodhte më
herët kur për versionet e rinj të Androidit pritej edhe deri në një vit.
0 comments:
Post a Comment