Kohë pas kohe në treg paraqitet ndonjë smartphone (OK, zakonisht
iPhone) i mbuluar nga diamantet, safirët ... dhe “feature” të ngjashëm.
Kësaj here, ky nuk është rasti – Huawei po përgatit linjën e
smartphonëve Diamond që do të theksohet për nga karakteristikat teknike.
Bëhet fjalë për pajisjet high-end të cilat prodhuesi kinez
do ti paraqes në panairin Mobile World Congress i cili do të mbahet në
Barcelonë muajin e ardhshëm. Kompania qysh tani ka dërguar ftesat për
evenimentin në të cilin do të plasohet “smartphone më i mençur, më i
shpejtë dhe me performancat më të larta”. Pajisjet nga linja Diamond,
sipas paralajmërimeve, në shitje në tregun evropian do të paraqiten qysh
kah fundi i muajit mars.
Detajet rreth modeleve ende nuk janë publikuar, por besohet se ekzemplari më i avancuar do të jetë i bazuar në modelin P1 S të paraqitur në CES. Bëhet fjalë për një smartphone mbresëlënës me procesorin prej 1.5-gigaherc, me ekranin Super AMOLED 4.3-inçësh i cili ndodhet prapa xhamit Gorilla, dhe me kamerën e cila merr fotografitë në rezolucionin prej tetë megapiksel me përdorimin e senzorit back-illuminated.
0 comments:
Post a Comment