Pas versionit kundërthënës zhvillues të sistemit operativ
Windows 8, arrin edhe versionin i shumë pritur beta, i cili do të duhej
testuesve të ju ofroj përvojën më të përafërt me versionin final të
produktit.
Duket se Microsoft ka dëgjuar sugjerimet e
shfrytëzuesve dhe për versionin beta ka përgatitur disa ndryshime të
ndërfaqes së shfrytëzuesve, që ndoshta do të përmbushin kritikat e
shumta që u shfaqen në blogët e ndryshëm të ekipit zhvillues, por dhe në
mediat e ndryshme. Me paraqitjen e sistemit Windows 8, Microsoft me
vendosmëri “sulmon” tregun e porsakrijuar të kompjuterëve tablet, të
cilit i është dedikuar pjesa më e madhe e risive dhe ndryshimeve më të
theksuara.
Windows 8 prezantoi platformat WinRT dhe Metro, sistem ky i ndërfaqes
dhe teknologji e adaptuar pikërisht për kompjuterët tablet.
Edhe pse me
sistemin Windows 8 arrijnë edhe ndryshimet për shfrytëzuesit e
desktopëve, sikurse që është sistemi më i mirë i mbindërtimeve,
ndryshimet në ndërfaqe, nevoja për më pak resurse, klienti Hyper-V dhe
sistemi i ri i fajllave në versionin server, e tërë pako në të vërtetë i
dedikohet tabletëve. Gjendja e këtillë ndikoi edhe në keqësimin e
përvojës në kompjuterët e zakonshëm kështu që mbetet të shihet se çfarë
ka vendosur të bëjë Microsoft në lidhje me këtë çështje.
Windows 8 Developer Preview është shkarkuar tri milion herë, që
tregon interesimin e madh të shfrytëzuesve. Për betan pritet se do ta
tejkaloj këtë shifër, e shumë developer qysh tani po përgatiten duke
zhvilluar edhe aplikacionet e para Metro, të cilat paraqitjen e parë do
ta përjetojnë pikërisht në beta, me të cilin starton edhe kopja e
Microsoftit e AppStore, mënyra e vetme me të cilën do të mund të
shpërndahen aplikacionet.
0 comments:
Post a Comment