Sipas rezultateve të një hulumtimi të tregut amerikan të
kërkimeve në internet të bërë nga kompania comScore, Bing gjatë
dhjetorit zuri vendin e dytë të kërkuesve më të popullarizuar.
Microsoft
me Bing posedoi 15.1% të tregut amerikan të kërkimeve që ishte
rezultate për 0.6% më i mirë se ai i Yahoo-së. Njëkohësisht Google u
rrit në 65.0%, që është për gjysmë për qind më mirë se gjatë periudhës
së mëparshme. Gjatë muajit në SHBA janë bërë krejtësisht 18.2 miliard
kërkime.
Edhe pse rritja e posedimit të tregut në përgjithësi është gjë
pozitive, për Google posedimi i mbi dy të tretave të tregut paraqet
problem. Kompania është nën përcjelljen e trupave rregullator për shkak
të integrimit të rezultateve të Google+ në rezultatet e kërkimit nëpër
ueb.
0 comments:
Post a Comment