Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, pranon aplikacione të panumërta të punës nga katër anët e botës.
Dhe
sigurisht se kandidatët të cilët aplikojnë për punë në Facebook
mundohen ta tërheqin punëdhënësin e tyre potencial në forma dhe mënyra
të ndryshme.
Francezi Bertrand Noirhomme ka tentuar që t’i mahnit përfaqësuesit e
resurseve njerëzore të Facebook, duke u dërguar atyre një tortë e cila
njihet si Kings Galette, në të cilin ai ka përfshirë edhe rezymenë e tij
dhe një kod të shkurtër QR, i cili lidhet me faqen e tij të internetit.
Mirëpo, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Facebook lidhur me tortën të
cilën ata e kanë pranuar, si dhe, nëse drejtori Zuckerberg e ka
konsideruar të riun francez për punë në rrjetin e tij social.
0 comments:
Post a Comment