Google publikoi portal, për dizajn standarde në Android

Android fitoi një portal nga i cili programerët do të mund të edukohen se si duhet të duket një aplikacionet në sistemin operativ mobil Android.
Qëllimi i Google është që përdoruesit të fitojnë sa më shum përvojë. Platforma mobile Android ka diku mbi 400.000 aplikacione, por problemi me ta është se shum aplikacione janë falas dhe me cilësi të ulët, shpesh hërë funksionojnë ndryshe në paisje të ndryshme, kjo është e njohur ndryshe edhe si fragmentim i tregut. Një nga arsyet kryesore për këtë është se Google aspak nuk përkushtohet për kualitetin e aplikacioneve. Për dallim nga dyqanet tjera online për aplikacione të cilët fillimisht i kontrollojnë aplikacionet dhe pastaj të njejtat i publikojnë, shembull më i mir është Apple App Store me mbi gjysëm milioni aplikacione, të cilat shumica janë aplikacione me pagesë nga studio dhe publikues cilësor.

Google para ca kohësh prezentoi sistemin operativ Ice Cream Sandwich i cili do të jetë për tabletët dhe njëkohësisht edhe për telefonat e zgjuar. Me Ice Cream Sandwich, Google do të përpiqet të rregullojë fargmentimin e tregut dhe të vendos standarde në Android ashtu siç është parashikuar në çdo paisje për të funksionuar, duke ju ofruar kështu përvojë të mirë përdoruesve.
Por, për të arritur deri tek kualiteti, nevojiten edhe kreatorë më inovativ për aplikacione. Prandaj, për këtë Google ka startuar një portal edukativ për standarde në dizajnin.