Kundër Symantec, prodhuesit të madh të softuerit sistemor dhe
atij të sigurisë, është bërë një padi për shkak të frikësimit dhe
informatave mashtruese rreth “gjendjes shëndetësore” të kompjuterit të
shfrytëzuesit. Në të vërtetë, James Gross nga Washington ka parashtruar
padinë pranë gjykatës në San Jose (Kaliforni).
Ai pohon se
Symantec shpërndan versionet testuese të produktit të vet të cilat
kontrollojnë kompjuterin e shfrytëzuesit dhe gjithmonë paralajmërojnë
për probleme – gabimet e dëmshme, rreziqet në lidhje me privacinë, pa
marrë parasysh gjendjen e kompjuterit. Kjo padi tani po mundohet të
ngritët në nivelin e padisë grupore (class action), pra të përfshihen
dhe shfrytëzues të tjerë të cilët mendojnë se janë dëmtuar, kështu që të
bashkuar të prezantohen në gjykatë para Symantecut.
Në padi pohohet se Symnatec shfrytëzon versionet testuese të
softuerit të vet për të reklamuar Norton Utilities, PC Tools Registry
Mechanic dhe PC Tools Performance Toolkit. Kështu softueri në mënyrë të
gabuar lajmëron shfrytëzuesit se janë zbuluar gabime me prioritet të
lartë dhe se gjendja e përgjithshme e “shëndetit të kompjuterit” është e
ulët.
Shitja e produkteve të Symantec përndryshe është rritur për 4 për
qind gjatë vitit të fundit dhe është realizuar qarkullim prej dy miliard
dollarë. Sipas padisë, për këtë është përgjegjës edhe “scareware-i”,
siç janë karakterizuar Norton Utilities dhe PC Tools. Me scareware
shpesh nënkuptohen softuerët malinj të cilët shfrytëzuesit i thonë se e
ka të infektuar kompjuterin me virus dhe e bëjnë atë që të blej ndonjë
softuerë (të padobishëm) i cili gjoja do ta shpëtoj nga virusi (që në të
vërtetë nuk ekziston).
0 comments:
Post a Comment