Pak kohë pas sulmit të fundit, Anonymous kanë gjetur cakun e ri – faqet e CBS-it dhe Universal Music.
Në
rastin e faqes CBS.com, nuk bëhej fjalë për “DDoS sulm të zakonshëm”,
por çfarë ndodhi ishte se e tërë faqja ishte fshirë, por CBS arriti të
rikthej faqen shumë shpejtë dhe në këtë moment ajo është duke
funksionuar normalisht.
Pas kësaj, u sulmua edhe Universal, shkruan Gizmodo, por edhe ata arritën të kthehen në funksion.
Në thashethemet se do të sulmohen edhe rrjetet shoqërore, nga
llogaria e tyre @YourAnonNews në Twitter thonë se për këtë nuk ka arsye,
për shkak se Twitter, Facebook dhe YouTube ata i përdorin për të
dërguar mesazhet e tyre.
0 comments:
Post a Comment