Grupi i shkencëtarëve nga Universitety of Cambridge demonstroi
një prototip interesant të celularit me qeli solare. Për ndryshim nga
zgjidhjet e deritashme, ky prototip ka qelitë solare të integruar nën
vet ekranin e pajisjes dhe anësorët e saj.
Koncepti
shfrytëzon faktin se 36 për qind e ndriçimit që gjeneron ekrani (në këtë
rast OLED) projektohet jashtë ekranit, derisa pjesa tjetër humbet. Në
këtë mënyrë pjesa e mbetur e dritës në mënyrë automatike gjeneron rrymë
dhe mbush baterinë e pajisjes dhe kështu së paku në masë të vogël zgjasë
autonominë e punës me bateri. Përveç dritës së OLED-ëve, qelitë solare
“zënë” edhe ndriçimin e ambientit duke pasur parasysh se vet ekrani
është pjesërisht transparent.
Sistemi përbëhet nga qelitë solare të vendosura mbi një film të hollë
(mjaftë të hollë për instalim në telefonat celularë) të cilat me
energji nuk furnizojnë direkt baterinë për shkak të efikasitetit dhe
ngritje të përnjëhershme të tensionit, por së pari shkojnë në një
superkondensator.
Efikasiteti mesatar deri tani ka shkuar në 11 për
qind, por hulumtimi i mëtutjeshëm dhe përdorimi i materialeve të
avancuara këtë teknologji mund ta shndërronin në komerciale në një të
ardhme të afërt.
0 comments:
Post a Comment