Hulumtuesit pranë kompanisë së sigurisë
BitDefender kanë zbuluar një lloj të ri të një Trojani që përzien të
dhënat e viktimës në mënyrë “profesionale” para se tu paraqitet atyre si
një version “trial” që është në gjendje t’i hap këto të dhëna të
përziera.
Trojan.Crypt.VB.U dhe llojet e tij të tjera janë të ngjashme me
mashtrimet tjera ekzistuese në treg. Pra me fjalë të tjera në momentin
që futet në një sistem me Windows ai përzien të dhënat e përdoruesit të
cilat mund t’i gjej dhe më pas ofron mundësinë për t’i hapur ato duke u
shfaqur si softuer pa pagesë, por kësaj radhe duke i dërguar përdoruesit
në një ueb faqe që kërkon nga ta të paguajnë 69 dollarë.
Inovacioni më real i këtij malware është tentimi për të tejkaluar
dëshirën për “mos pagesë” të konsumatorit duke iu ofruar atyre
dekriptimin e tre skedarëve në avancim pa pagesë, para se ata të blejnë
licencën e plotë.
BitDefender raporton se këto lloje enkriptimesh shfrytëzojnë një lloj
të thjeshtë të algoritmit XOR, që nënkupton se dekriptimi mund të mos
kërkojë një force të madhe për të thyer këtë formë.
Për këto lloje të mashtrimeve gjithnjë është synimi i kriminelëve që të bindin victimën se kanë shumë pak mundësi veçse të paguajnë për të gjetur zgjidhje.
0 comments:
Post a Comment