YouTube lëshon rrjet të veçantë për shkolla

YouTube for Schools është një rrjet i veçantë të cilin administruesit e shkollave mund ta lëshojnë për të garantuar qasje vetëm në përmbajtjen edukative që ndodhet në YouTube. YouTube EDU është një burim gjigant i videove edukative që është e ndarë në videot për edukim fillor dhe të mesëm, për edukim universitar dhe mësimi gjatë gjithë jetës.
Por çdokush mund të qaset në YouTube EDU nga çdokund, kështu që çfarë e bën të veçantë YouTube for Schools? Duke e përdorur këtë rrjet, shkollat mund të përdorin përmbajtje nga YouTube EDU në një rrugë që nuk është i zbuluar për përmbajtje të papërshtatshme. Nuk ka “related videos”, s’ka komente dhe ka vetëm video edukative. Për ta bërë më të lehtë për mësuesit që t’i gjejnë videot e duhura, ato janë në ndara në kategori si matematikë, shkencë dhe studimet shoqërore dhe ka ndarje të mëtutjeshme në lëndë dhe nivele brenda këtyre kategorive.

Në mënyrë që të filloni, shkoni tek YouTube for Schools dhe regjistrohuni duke e përdorur llogarinë e shkollës në Google. YouTube for Schools mund të jetë një zgjidhje e dobishme për organizata të tjera  të cilat duan të lejojnë shikimin e vetëm përmbajtjeve të përshtatshme edukative.