Google së fundi ka ardhur me një gjë të re
gjatë këtij dimri. Nëse në Google.com e shkruani “let it snow” në ekran
do të mund t’i shihni disa flluska të borës që do të fillojnë të bien
nga pjesa e sipërme e ekranit.
Sapo që faqja është përplot me dëborë, ju mund
të “vizatoni” në ekran me miun tuaj. Duke klikuar në butonin “befrost”
do t’i shihni sërisht rezultatet, por flluskat e borës do të vazhdojnë
të bien në prapavijë.
Për t’i parë rezualtatet me dëborë, shkruajeni
pjesën e sipërpërmendur në thonjëza. Truku nuk paraqitet që funksionon
në celularë.
Google gjatë muajit nëntor e paraqiti një truk me
“barrel roll”. Kërkimi për frazën “do a barrel roll” dhe rezultatet
tuaja do të bëjnë rrotullim prej 360 shkallëve.
Ashtu siç ishte raportuar
gjatë vitit të kaluar nga PCMag, ekziston një botë e fshehtë e shakave
të padëmshme të koduara poshtë sipërfaqes së shumë uebfaqeve të njohura
si YouTube, Facebook dhe Google; truqe të dokumentuara për argëtim dhe
zbavitje.
Ju gjithashtu mund të kërkoni në Google frazën “anagram” që tregon “deshët të thoshit: nag a ram”; “ascii art” e kthen logon e Google në artin ASCII dhe kërkimi për “rescursion” tregon “deshët të thoshit: rescursion” që në mënyrë të përsëritur kërkon për “recursion”. Ngjashëm, kërkimi i fjalës “tilt” do të prodhojë disa rezultate të lakuar.

0 comments:
Post a Comment