YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon
shkrimtarët e këngëve, muzikantët, shtëpitë muzikore, distributorët dhe
shërbimet e muzikës në internet për arritjen e marrëveshjeve në lidhje
me licencimin dhe pagesat e shtesave relevante.
Sipas
fjalëve të përfaqësuesve të YouTube, me kombinimin e njohurive dhe
teknologjisë së RightsFlow me platformën YouTube besojnë se më shpejtë
dhe në mënyrë më efikase do të licencojnë muzikën në YouTube,
respektivisht shfrytëzuesve do të u mundësojnë edhe më shumë përmbajtje
muzikore, ndërsa muzikantëve më shumë të hyra nga muzika.
Informatat financiare në lidhje me marrëveshjen nuk janë publikuar, e më shumë informata mund të gjeni në blogun e YouTube.

0 comments:
Post a Comment