iPhone 3GS i Apple gjatë çerekut të fundit të këtij viti do të
prodhohet në dy milion ekzemplarë, shkruan Digitmes duke u thirrur në
burime të afërta me zinxhirin e furnitorëve.
Gjithashtu,
prodhimi do të vazhdohet edhe gjatë vitit të ardhshëm, e kah fillimi i
vitit, thënë më saktë, gjatë çerekut të parë, pritet të prodhohen edhe
rreth 1.4 deri në 1.6 milion copë iPhone 3GS. Apple me këtë model të
vjetër më shumë se dy vite po shënon sukses të mirë në segmentin
entry-level të tregut të telefonave smartphone.
Nga të njëjtat burime merret vesh se prodhimi i iPhone 4 në versionin
CDMA gjatë këtij çereku do të jetë në nivelin prej 800,000 deri në një
milion pajisje. Gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm prodhimi
pritet të zvogëlohet në 500,000 copë. Analistët besojnë se versioni GSM i
iPhone 4 do të shitet në sasi shumë më të mëdha.

0 comments:
Post a Comment