Shtoni këto shkurtesa të dobishme në iPhone

Një gjë e cila ia vlen të theksohet për iPhone është një grumbull i shkurtesave të dobishme, nga dizajneri Jeff Broderick, që ua mundësojnë qasjen e shpejt në rregullimin e çështjeve të veçanta në iPhone drejtpërdrejt nga ballina – dhe kjo gjë madje nuk kërkon edhe kryerjen e jailbreakut.
Procesi i instalimit është mjaft i thjesht:
1. Vizitioni këtë faqe në pajisjen tuaj iPhone (ose iPajisjen tjetër tuaj)
2. Prekni shkurtesën që doni ta instaloni.
3. Përzgjedhni versionin e ikonës që dëshironi ta përdorni dhe shtypni butonin për ta instaluar.
4. Kur paraqitet faqja për instalim, shtypni butonin Install në atë faqe.
5. Tani ju do të merrni një paralajmërim i cili do të ju kërkojë lejimin e realizimit të këtij veprimi (instalimi). Shtypni butonin Install Now për ta bërë pajisjen tuaj iPhone që ta instalojë atë.

6. Procesi i instalimit do të mbarojë pas pak sekondave. Kur të kryhet, vetëm shtypni butonin Done në këndin e sipërm djathtas për të kthyer në Safari.
Kjo është e tëra. Për çdo shkurtesë që doni ta merrni në pajisjen tuaj, ju duhet ta kryeni ecurinë e sipërpërmendur. Ju lehtësisht mund të qaseni në rregullimet tuaja nga ballina e telefonit tuaj pa ndonjë mundim të madh.