Një nga shefat e zhvillimit të produkteve në Lenovo, Chen Yue, konfirmoi se kompania po zhvillon pajisje me Windows Phone 7.
Gjithashtu, ai konfirmoi autenticitetin e fotografive të pajisjeve me WP7 të cilat kishin rrjedh në publik kohë më parë.
Bëhet fjalë për pajisjen e cila për nga specifikat është në rang me
pajisjet tjera WP7 të gjeneratës më të re. Celulari ka ekranin
3.8-inçësh me rezolucion prej 800 x 480 piksel, është përfshirë
procesori 1.4-gigahercësh i Qualcomm me një bërthamë, dhe 512 MB RAM dhe
8 GB të memories flash. Gjithashtu, në përgatitje e sipër është edhe
modeli më i fuqishëm me një gigabajt të memories punuese dhe me 16 GB të
memories flash.
Lenovo pret që pajisjet e tyre të para me WP7 në shitje do të paraqiten gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

0 comments:
Post a Comment