Publikuesit e filmave në YouTube me siguri se do të jenë të
kënaqur të marrin vesh se Google sot ka lëshuar një funksion të ri në
YouTube, përkatësisht YouTube Analytics.
Ky opsion i ri do tu
mundësojë atyre që të shohin të dhëna të detajuara për popullaritetin e
videove të tyre, si dhe statistika tjera që ofrohen nga shërbimi.
YouTube Analytics do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të
statistikave, në mënyrë që përdoruesit e shërbimit më të madh në botë
për video, të kuptojnë çdo gjë lidhur me postimet e tyre në këtë faqe.
Në mesin e këtyre statistikave do të jenë edhe ato që mundësojnë
shikimin e videos e cila zgjon më së shumti interes të shikuesve, numrin
e abonimeve, si dhe kthimin e vizitorëve në përmbajtje.
Brenda pak orësh pritet që YouTube ta lëshojë këtë shërbim për të
gjithë përdoruesit e saj, dhe për më shumë informata, vizitoni blogun
zyrtar të YouTube.

0 comments:
Post a Comment