Çipi i ri quhet Exynos 5250, e ai mund të lavdëroj veten për një
palë të bërthamave ARM Cortex A15 me takt pune prej 2 GHz. Në treg do
të zëvendësoj Exynos 4210 i cili është baza e njërit nga telefonat më të
fuqishëm në treg, Samsung Galaxy S II.
Çipi i vjetër
gjithashtu ka 2 bërthama ARM, por në taktin e “ngadaltë” prej 1.2 GHz
dhe me arkitekturën Cortex A9. Siç thonë në Fudzilla, çipi i ri do të
duhej të ketë në përgjithësi performancat dyfish më të mira se
pararendësi, por kjo mund të mos duket si ndonjë e arritur e madhe duke
pasur parasysh taktin më të lartë dhe përdorimin e arkitekturës më të
avancuar.
Pjesa grafike e SoC-së së ri nga ana tjetër është shumë më
mbresëlënëse. Samsung cek performancat deri katër herë më të larta në
krahasim me Exynosin e vjetër respektivisht Mali 400 GPU i cili ndodhet
në të. Edhe pse nuk ceket se cili GPU ndodhet në Exynos 5250, sipas të
gjitha gjasave bëhet fjalë për Mali T604 GPU-në e ARM. GPU i ri përkrah
rezolucionet deri në 2,560 x 1,600 piksel si dhe 3D-në stereoskopike.
Edhe pse ekzemplarët testues të çipave janë në dispozicion qysh tani, prodhimi nuk do të nis deri në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm.


0 comments:
Post a Comment