Nëse vërtetohet se aplikacioni i caktuar të cilin e keni
instaluar nga Windows Store bart me vete lëshim të sigurisë ose ndonjë
lloj tjetër të rrezikut, Microsoft do të ketë mundësi që ta ç’instaloj.
I
ashtuquajturi “kill switch” tashmë ekziston për Android dhe iOS, e nga
Microsoft thonë se të hollat e paguara për aplikacionin e dhënë do ti
kthehen shfrytëzuesve pas largimit të aplikacionit, shkruan Business
Insider.
Mirëpo, çfarë ndodhë me të dhënat të cilat në ndonjë mënyrë janë të
ndërlidhura me aplikacionin? Nëse aplikacioni është problematik, me të
do të zhduken edhe të dhënat.
“Ju jeni përgjegjës për backup të të dhënave të cilat ndodhen në
kuadër të aplikacionit që e keni blerë përmes Windows Store, duke
përfshirë edhe përmbajtjen që keni ngarkuar duke përdorur atë
aplikacion.
Nëse Windows Store, anulon cilindo aplikacion, atëherë të
dhënat tuaja të shoqëruara me atë aplikacion mund të fshihen ose ndoshta
më nuk do të keni mundësi të ju qaseni. Nuk kemi kurrfarë përgjegjësia
për të dhënat tuaja.”
Windows Store do të jetë shitorja e aplikacioneve për Windows 8, e në
të përveç aplikacioneve për tablet dhe smartphone do të gjenden edhe
aplikacionet për desktop, e do të nis punën nga shkurti i vitit të
ardhshëm, kur do të paraqitet edhe beta e sistemit operativ.

0 comments:
Post a Comment