Konkurrenca në rritje do të bëjë që Apple të lansojë modelin e ri të tabletit të saj, iPad 3, gjatë muajit shkurt 2012.
Megjithatë,
edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet asgjë për pamjen e mundshme të
iPad 3, ndërsa ekspertët e tekonologjisë thonë se kërkesa për tablet do
të shkojë në rënie.
Mirëpo në anën tjetër ka ende shumë njerëz që janë shumë entuziast për modelin e ri të iPad, sikurse kanë qenë edhe për iPad 2.
Nëse Apple vazhdon të rrezikohet nga kërkesa e madhe për Kindle Fire
dhe kostoja e ulët e këtij tableti, apo edhe nga performancat e
avancuara sikurse ato të Asus Eee Pad Transformer Prime, i cili vjen me
procesor me pesë bërthama Tegra 3, atëherë shkurti duket se do të jetë
data finale kur Apple do të duhet të paraqes modelin e ri të tabletit,
iPad 3.

0 comments:
Post a Comment