Gjatë ditës së sotme, Nokia ka njoftuar zyrtarisht se modeli i
saj i famshëm i telefonit, përkatësisht Nokia Lumia 710 do të jetë në
dyqanet e tregut tajvanez, ndërsa së shpejti i njëjti do të jetë prezent
edhe në tregjet tjera ndërkombëtare.
Me një çmim prej 270
eurosh, modeli i ri i telefonit që bazohet në sistemin operativ të
kompanisë partnere, Microsoft, do të jetë në dyqanet e tregjeve të
Singaporit, Hong Kongut, Indisë, dhe Rusisë.
Mirëpo, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi që Nokia ka thënë se Lumia
710 do të zgjerojë prezencën e saj në tregun global, gjatë javës së
ardhshme.
Do të jetë interesante të merret vesh, nëse në këtë lansim është paraparë shpërndarja edhe në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. 

0 comments:
Post a Comment