Rimëkëmbja e uzinave të Western Digital në Tajlandë që ishin të
goditura nga vërshimet po shkon më shpejtë se që ishte parashikuar,
publikuan nga kjo kompani.
Kështu Western Digital ka rritur
pritjet për qarkullimin gjatë çerekut të fundit të vitit, tani
parashikohen të hyrat në vlerë prej 1.8 miliard dollarë. Menjëherë pasi
filluan vërshimet kompania publikoi se çereku i fundit do të përmbyllet
me 1.25 miliard dollarë të hyra.
Pasioni, përkushtimi dhe ingeniositeti i ekipit të Western Digital në
përtëritjen e uzinës mundësi vazhdimin e pjesshëm të punëve në fabrikat
në Tajlandë shumë kohë para asaj që ishte planifikuar. Edhe pse kanë
edhe shumë punë për të bërë, ata nuk mund të jenë të kënaqur me
avancimin e bërë, shkruan në deklaratën e Western Digitgal.

0 comments:
Post a Comment