Sipas raportit të cilin e ka publikuar kompania McAfee, iOS i
Apple është dukshëm përpara Androidit për sa i përket sigurisë, por
duhet thënë se asnjë platformë nuk gëzon sigurinë absolute.
McAfee
në raportin e vet thekson se Apple bëri punë të mirë në mbrojtjen e
shfrytëzuesve të pajisjeve të veta nga kërcënimet e ndryshme të
sigurisë. Në të vërtetë, deri tani nuk është i njohur as një rast i
infektimit me softuer keqdashës të shfrytëzuesve të iPhone,
respektivisht të atyre të cilët nuk bërë jailbreak pajisjet e tyre. Si
një nga arsyet kryesore të sigurisë së pajisjeve të bazuara në iOS
theksohet kufizimi nga Apple i mënyrës në të cilën shfrytëzuesit mund ti
qasen aplikacioneve.
Nga ana tjetër, metoda e Google për distribucionin e softuerit është
më e hapur, por kjo sjell edhe rreziqet e sigurisë. Në të vërtetë, edhe
pse Google e kontrollon Android Market-in, shfrytëzuesit kanë mundësinë
që të instalojnë aplikacione për Android nga faqet e ndryshme të
pavarura të cilat nuk kanë patjetër nivel të duhur të sigurisë.
Pasi që gati të gjitha infektimet me softuer keqdashës të pajisjeve
mobile vijnë nga shitoret e aplikacioneve, Android u bë platforma më e
rrezikuar mobile. Edhe pse deri tani Symbian i Nokias ishte platforma më
e popullarizuar për krijuesit e softuerit keqdashës, Android morri këtë
rol gjatë çerekut të dytë të këtij viti, duke tërhequr 63% të të gjitha
infektimeve të pajisjeve mobile me softuerin keqdashës.
McAfee gjithashtu theksoi se në përgjithësi është duke u shënuar
trendi i rritjes së sigurisë së sistemeve operative mobile, duke bërë të
pamdunur përdorimin e disa llojeve të aplikacioneve keqdashëse.

0 comments:
Post a Comment