Shoqata PCI-SIG ka paralajmëruar zhvillimin e specifikimit të ri
PCI Express (PCIe), i cili do të duhej të finalizohet deri në vitin
2014 ose 2015.
Bëhet fjalë për specifikimin PCI Express 4.0
me brez dyfish më të lartë në krahasim me aktualin PCIe 3.0 dhe pak më
shumë kujdes rreth menaxhimit dinamik të shpenzimit të energjisë së
pajisjeve të kyçura.
PCI Express 4.0 sipas informatave momentale do të ketë brezin prej 16
Gb/s, por do të mbaj konfigurimin e njëjtë fizik të zllotit dhe
kompatibilitetin me versionet e mëparshme të standardit. Versioni PCI
Express 3.0 vitin e ardhshëm do të duhej të filloj të paraqitet më shumë
në pllakat amë, veçanërisht pas paraqitjes së gjeneratës së procesorëve
Ivy Bridge nga Intel.

0 comments:
Post a Comment