Sony gjatë tetorit publikoi se do të blej posedimin e Ericssonit
në Sony Ericsson, e prej atëherë largimi i emrit të Ericssonit ishte
vetëm çështje kohe.
Sipas informatave të fundit të
përfaqësuesve të Sonyt, pajisjet nën emrin e Sonyt (pra, pa Ericsson),
në shitje do të duhej të paraqiten kah mesi i vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, është publikuar se të gjithë telefonat celularë të cilët
do të shes kompania do të jenë smarphone. Sony Ericsson momentalisht
shet pajisje smartphone kryesisht me Android, e ky trend pritet të
vazhdoj edhe nën sundimin e Sonyt. Pritet që divizioni mobil i Sonyt,
pasi të jetë 100-përqind në pronësi të Sonyt, të marr më shumë përkrahje
në fushën e financave dhe marketingut.
Ende është duke u pritur miratimi i trupave rregullator rreth blerjes së pjesës së Ericssonit nga Sony Ericsson. 

0 comments:
Post a Comment