Lenovo paraqiti portativin e ri në ofertën e vet. Bëhet fjalë për modelin ThinkPad X130e me diagonale prej 11.6-inç.
Portativi
vjen me APU-në E-450 të AMD-së me takt pune prej 1.65 GHz. Mund të
zgjidhet edhe APU-ja E-300 1.3-gigahercësh, e opsion është edhe
procesori Core i3-2367M i Intelit. Maksimumi i kapacitetit të diskut
mund të jetë 500-gigabajt e i memories punuese 8 GB ndërsa duke iu
falënderuar baterisë me 6-qeli portativi ofron deri në 8.5 orë autonomi.
Gjithashtu, ai dallohet edhe për ngritjen shumë të shpejtë të Windows 7
– prodhuesi pohon nën 20 sekonda.
Në versionin bazik portativi në tregun amerikan kushton 470 dollarë, e
në dispozicion do të jetë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe. Dërgesat
fillojnë me 20 dhjetor, e ani pse i dedikohet nxënësve dhe studentëve,
portativin mund ta blej kushdo, porosisin nga Lenovo.

0 comments:
Post a Comment