HTC në Facebook publikoi lajmin e gëzueshëm për të gjithë
pronarët e tabletit të tyre Flyer. Në të vërtetë, kompania ka filluar me
ofrimin e mbindërtimit në Android 3 Honeycomb.
Tableti
fillimisht shitej me Android 2.3 Gingerbread. Sipas pohimeve nga
kompania, përveç Honeycomb, tableti me mbindërtim do të marr edhe
versionin e fundit të ndërfaqes Sense të HTC-së, shfletuesin e
përmirësuar të internetit, dhe aplikacionet për e-mail, kalendarin dhe
të tjerat. Mbindërtimet për momentin janë duke i marrë versionet GSM të
pajisjes që janë duke u përdorur në Evropë. Versioni që ka vetëm Wi-Fi
Honeycomb-in do ta marr së shpejti.
Flyer ka ekranin 7-inçësh me rezolucion prej 1,024 x 600 piksel,
është përfshirë procesori prej 1.5-gigaherc, një gigabajt i memories
punuese dhe 32 GB të lfash memories afatgjate. Ka edhe kamerën e
përparme si dhe atë të pasme, dhe baterinë prej 4,000 mAh.

0 comments:
Post a Comment