Modderët e palodhshëm së voni freskuan të popullarizuarin Elder
Scrolls V: Skyrim me një mod të ri të lojës. Bëhet fjalë për modin
kooperativ të quajtur Skyrim Online, i cili lojtarëve të Skyrim ua
mundëson luajtjen e lojës përmes internetit së bashku me miqtë e tyre.Për
fat të keq modi Skyrim Online momentalisht është vetëm në versionin
alfa, kështu që funksionaliteti mund dhe të mos jetë aq i mirë. I tërë
ky muhabet për momentin mund të duket dhe nga pak qesharak duke pasur
parasysh se animimet e bashkëlojtarëve nuk ekzistojnë, e duket edhe se
ka probleme edhe me pajisjet që bartin personazhet. Por, gjithsesi bëhet
fjalë për një mod krejtësisht të pazakontë i cili , kur njëherë të jetë
i përfunduar, Skyrimit mund të ia shtoj një dimension krejtësisht të
ri.


0 comments:
Post a Comment