Apple mund të jetë në fshehtësi duke
zhvilluar iPod që ofrojnë mbështetje të plotë për urdhërat me zë duke e
përdorur softuerin Siri. Hollësitë rreth projektit të supozuar ishin
lëshuar sot nga New York Times.
Apple, sipas raporteve, është duke punuar në
një iPod që tingëllon si zëvendësues i iPod nano. Duke supozuar se
mbështetja për Siri do të jetë e njëjtë në këtë si në iPhone 4S,
përdoruesit do të mund të përdornin këtë pajisje për ta dëgjuar ndonjë
audio, të shikojnë motin ose më shumë.
Mund të paramendohet madje ndërlidhja aq e madhe e
Siri ku një përdorues do të jetë në gjendje që të pyes se iPodin se sa
shumë kanë vrapuar ose sa janë të rrahurat e zemrës.
New York Times sugjeroi
që grupi i vogël i inxhinierëve në Apple që janë duke punuar do ta kenë
marrë parasysh përdorimin e iPhone si qendrës kryesore e informacionit.
Kështu, për shembull, iPhone juaj mund t’i bëjë të gjitha punët e
vështira derisa iPodi do të mund të paraqiste rezultatet e asaj që ju
doni.
Google mund të jetë duke punuar në një projekt të ngjashëm në laboratorët e vet Google X, megjithëse pak informacion dihet për të. Thuhet që Google tashmë ka punësuar punëtorë nga Apple, Nokia Labs dhe universitetet për të filluar zhvillimin e produkteve të veshura.

0 comments:
Post a Comment