Procesori A5 i pajisjeve të Apple, si iPhone 4S dhe iPad 2, tani
është duke u prodhuar në një fabrikë të Teksasit e cila është në
pronësi të Samsung, raporton Reuters, duke cituar burime mirë të
informuara me rastin.
Deri tani, për produktet e saj Apple
është mbështetur kryesisht në prodhuesit korean dhe kinez, të cilët kanë
prodhuar pjesë të produkteve të Apple në tokën e tyre.
Mirëpo, tani fabrika e re e Samsung në Austin vlen rreth 3.6 miliardë
dollarë është e madhësisë së nëntë fushave të futbollit, dhe është
pothuajse e tëra e dedikuar për prodhimin e procesorëve të Apple.
Fabrika e Samsung e cila merret me procesorët e Apple, sot punëson
rreth 1,100 punëtorë dhe ka arritur kapacitetin e saj të plotë këtë
muaj.

0 comments:
Post a Comment