Me Timeline-in tashmë të lëshuar, mund të
vërehet aktiviteti i shokëve në Facebook, por ndoshta për dikë që ka
shumë shokë në Facebook është e pakëndshme dhe e vështirë përcjellja e
aktiviteteve të tyre. Ndoshta dikush do të dëshironte që t’i largonte të
gjithë ata që nuk i njeh të cilët i ka shtuar kot së koti. A ekziston
ndonjë rrugë e lehtë që mund të ndihmojë në kryerjen e kësaj? Përgjigja
është po.
Kjo mund të bëhet por duhet të bëhet përpara se të përdoret Timeline. FacebookDeletes është një skript Greasemonkey
për Firefox që do t’ua mundësojë fshirjen e shumë shokëve në Facebook
me një kuti të thjeshtë. Me skriptin e instaluar, ju duhet që të shkoni tek faqja juaj e miqve
ku do të shihni një buton “Facebook Delete Friends”. Tani, ju duhet të
kontrolloni kutitë e personave të cilët nuk dëshironi më që t’i keni në
listën e miqve në Facebook.
Nëse tashmë e keni instaluar Timeline, nuk duket të jetë një rrugë e qartë për të fshirë të grup të shokëve menjëherë.

0 comments:
Post a Comment