Pas disa muajve të depërtimit gradual të
Facebook Timeline tek përdoruesit, kjo veçori më në fund është bërë e
gatshme për të gjithë përdoruesit.
Timeline paraqet një ndryshim radiakl në dizajnin e faqeve të
profileve të përdoruesve në Facebook, e cila veçori është shfaqur në
konferencën F8 të Facebook në muajin shtator. Në vend se të listojë
interesimet dhe informatat personale, Timeline tani shfaq një pamje të
përgjithshme të jetës suaj në Facebook, me mundësinë për të shikuar se
çka keni qenë duke bërë në një moment të caktuar kohor.
Timeline vjen me një vegël të quajtur Activity Log, që u mundëson
juve të kontrolloni me lehtësi çka të shfaqet në Timeline; ju mund të
promovoni një postim që të jetë i veçuar apo ju mund ta fshehni nga
Timeline juaj apo ta fshini tërësisht.
Sikurse me të gjitha ndryshimet në dizajn në Facebook, Timeline është
paraqitur me një doze të madhe kritikash. Disa ishin të shqetësuar mbi
kërkesën e Facebook që përdouresit të shtojnë më shumë informata
personale, si dhe faktin që Timeline i bënë informatat më të lehta për
tu parë, duke shtyrë kështu rritjen e rrezikut të vjedhjes së
informatave.
Lajmi i mire është se Facebook po implementon një periudhë shtatë
ditore rishikimi, ku ju mund të shihni dhe vendosni se çka të shfaqet në
Timeline tuaj dhe të vendosni nëse dëshironi që ta shohin atë të
gjithë. Megjithatë, në momentin që kaloni në Timeline profili i ri do të
jetë aktiv pas periudhës shtatë ditore.
Prej sot, Timeline do të jetë i gatshëm edhe për platformën Android, pëkatësisht për versionin mobil të Facebook.
Nëse ende nuk keni shfrytzëuar teknikat e shfaqura në shtator për të aktivizuar Facebook Timeline, klikoni në këtë faqe dhe klikoni “Get Timeline”.

0 comments:
Post a Comment