Më 20 Dhjetor 2011, Open Data Albania ka
kënaqësinë të ftojë qytetarë, të rinj apo profesionist të fushave të
ndryshme, aktivist të lëvizjeve qytetare, student dhe nxënës, inovatorë
dhe kërkues social behuni pjesmarrës në këtë ngjarje. Kjo është një
festë e shumë kryeqyteteve botërore dhe për herë të parë vjen edhe në
Shqipëri. Fokusi kryesor në Open DataThon Albania këtë vit do të jenë
studentët.
Çfarë është një Open Datathon (Hackathon)?
Termi botëror është "Hackathon"", nje bashkim i termave Hack+Marathon.
Një Hackathon, i njohur gjithashtu si Open Datathon, është një
grumbullim aktivistësh me qëllim hulumtimin e të dhënave publike. Në
këto takime qytetarët kërkojnë dhe botojnë të dhëna që nuk janë evidente
por që ndikojnë shoqërinë ku jetojmë.
Botimi i këtyre të dhënave tentohet të bëhet duke përdorur shembuj
grafikë (aplikime, mashups, harta vizuale) për t'i bërë këto të dhëna më
të kuptueshme nga cdokush.
Duke marrë parasysh negativizmin që përmban termi Hack në gjuhën
tonë, do i referohemi këtij aktiviteti si Open Datathon Albania.
A mund të marrë pjesë kushdo tek Open Datathon Albania?
Çdokush mund të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Nëse keni një ide për përdorimin e të dhënave të hapura (open data),
dëshironi të kontribuoni në një projekt që e gjeni me interes, ose
thjesht dëshironi të mësoni çfarë po ndodh, atëherë jeni të mirëpritur
në Open Datathon. Nuk ka rëndësi profili juaj personal, do të kete
mundësi për të gjithë për të mësuar dhe për të ndihmuar komunitetin të
rritet.
Programues
Një kontribut të theksuar në këtë ngjarje mund të japin në mënyrë të
vecante zhvilluesit që mund t'i transferojnë ato mijëra rekorde me të
dhëna pakuptim në diçka fantastike, me kuptim dhe impakt shoqëror. Kjo
do të thotë që çdo aplikim që mund të vizualizojë, njoftojë, integrojë
etj., do të ndihmojë shumë në rezultatin e kësaj Open Datathon.
Dizenjuesit, programuesit në flash
Njerëz që krijojnë prezantime të mrekullueshme, intuitive dhe që
transmetojnë dituri... mund të jenë qendra e vëmendjes në aktivitete të
ngjashme.
Arkivues, të interesuar në bibloteka dixhitale
Ata njerëz që duan të ruajnë dhe përcjellin dijen, ata që e
vlerësojne trashëgimine kulturore janë themeli më i fortë i shoqërive
moderne. Të dhënat e hapura nuk janë vetem për statistika ekonomike, por
për çdo informacion me impakt shoqëror, Open Data Fest kushton vëmendje
dhe interes absolut dhe ndaj kësaj kategorie.
Çfarë aplikimesh mund te shkruajmë?
Mirëpriten dhe aplikime tepër të thjeshtë të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:
• Luhatja e borxhit të shtetit tonë në një graf që tregon rrezikun ose sigurinë e politikave fiskale;
• Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë;
• Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore
e shumë e shumë ide të tjera.
Puna në grup apo individuale?
Mund të bashkëpunoni në grup ose individualisht, por sugjerojmë që të
punohet në grupe të vogla ku të ketë një dizenjues/programues + një
student ekonomiku/gazetarie. Puna në grupe të tilla do ngrinte cilësinë e
produkteve të cdo grupi dhe do krijonte një eksperiencë interesante
pune ndërmjet disiplinave të ndryshme.
Kjo është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në
Shqipëri por aktivitete të ngjashme zhvillohen cdo vit në vende të
ndryshme të botës. Një skedar me disa shembuj mund ta gjeni tek kjo
lidhje por sigurisht ne mirëpresim idetë origjinale.

0 comments:
Post a Comment