Një studim amerikan ka zbuluar se shumica e njerëzve në mbarë botën,
hynë në internet pa ndonjë arsye të veçantë. Ata e përdorin kompjuterin
apo telefonin e tyre për të hyrë në Facebook, Twitter dhe për të
kontrolluar E-mailin, por nuk kanë arsye, këtë e bëjnë thjeshtë për të
hargjuar kohë dhe për tu dëfryer.
Raporti i lëshuar nga Pew Research Centre’s Internet dhe American
Life Project, vërteton se në çdo ditë të caktuar, 53 për qind prej 18
deri në moshën 29 vjeçare hynë në internet pa ndonjë arsye të veçantë.
Në përgjithësi, 58 për qind e të rriturve kanë thënë se ata e
përdorin internetin për të kaluar kohën apo për tu argëtuar të paktën
disa herë në ditë.
Anketa që e përmblodhi këtë studim mori në pyetje rreth 2.260 të
rritur në SHBA, dhe shumica e tyre nuk e kanë përcaktuar internetin si
“fun”.
Për shembull, leximi i blogjeve, portaleve dhe thashethemeve, shikimi
i fotove, videove interesante është kënaqësi për disa, por ka edhe të
tjerë që internetin e përdorin për hulumtime serioze.


0 comments:
Post a Comment