Teknologjia Client Server është një teknologji që bënë të mundur
komunikimin më të lehtë në mes të klientit dhe shërbyesve. Kjo
teknologji përbëhet nga dy pjese bazë, pjesa shërbyese (sevuesi) dhe
pjesa e përdoruesve (klienti). Për llogaritësin ose kompjuterin
personal, të kyçur (online) në rrjetin e internetit, pa pasur të
aktivizuar ndonjë program për pengimin e kyçjeve nga jashtë (Fireware),
të pajisur me një program (software) të instaluar që shërben për marrjen
e adresave te kërkuara e prezantimin e tyre në internet, thuhet se
është shërbyes. Në teknologjinë e internetit përdoret termi Server.
Server janë programe që shërbejnë duke pritur ndonjë porosi për ndonjë
fletë të regjistruar në llogaritësin ku janë të aktivizuara.
Me hyrjen e
ndonjë kërkese në llogaritës ato aktivizojnë mekanizmin e gjurmimit në
logaritësin dhe pas gjetjes së fletës ato ja prezantojnë klientit të
porosisë. Në bazë të këtyre programeve funksionojnë shërbimet në
internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.
Programet Client në të kundërtën janë programe që japin kërkesa për
regjistra tipike drejtuar shërbyesve në internet. Këto programe mund të
jenë pjesë e programeve më komplekse, p.sh gjatë shtypjes së ndonjë nyje
në fletën që keni të hapur, klienti që është i integruar në shfletues
gjurmon adresën HTTP dhe dërgon porosinë për atë adresë tek serveri
përkatës. Ky proces ndodhë edhe nëse ju shuani ndonjë E-mail. Për
rrjedhjen e transmetimit te porosive dhe dërgesave përkujdeset
protokolli HTTP.
Klientit me ndihmën e kësaj teknologjie i mundësohet jo vetëm dërgimi
i porosisë, por edhe shkarkimi i të dhënave të ndryshme. Kjo në praktik
ndodhë kur ju mbushni ndonjë formularë, dërgoni letra postare, apo të
dhëna tjera në FTP. Për një transmetim të tillë në këtë teknologji
përdoret termi Client-Push (Klienti fut të dhëna shërbyesit).
Po ashtu edhe shërbyesi mund të fusinë informata klientit, kjo teknik
quhet Server-Push. në këtë rast shërbyesi fut të dhëna klientit pa
kërkesën e klientit. Në kohët e fundit flitet për teknologjinë Push. Kjo
teknologji duhet të ju mundësojë klientëve të marrin të dhëna nga
shërbyesit e internetit pa pasur nevojë të bëjnë kërkesën. Për një
funksionim të kësaj përdoren shërbimet Bodcasting, një lloj shërbyesish
të internetit të cilët shpërndajnë lajmet aktuale. Netscape dhe
Microsoft Internet Explorer (nga versionet 4.0) kanë përgatitur
pikëpremjet për të përdorur këso lloj shërbimesh.


0 comments:
Post a Comment