Në muajin shkurt, Facebook vendosi të bëj rekonstruim të ish zyrave
të kompanisë Sun Microsystems të cilat kanë kapacitet dhe hapësirë për
gjithsej 3.600 të punësuar. Adresa e re qendrore e rrugës ku është
vendosur kjo kompani është 1 Hacker Way, ndërsa departamenti i tyre ligjorë është vendosur në 18 Hacker Way.
Ligjet amerikane lejojnë që kompanitë e ndryshme për një
shumë(parash) të caktuar të kërkojnë nga këshillet e qyteteve ndryshimin
e adresave ku ndodhen, në proces nuk bëhet fjalë për ri-emërim të
rrugëve, por thjesht duke fituar zonën tuaj.
Shum kompani në luginën e Silikonit (Silicon Valley) e praktikojnë
këtë mundësi, thjesht vetëm për argëtim dhe motivim të të punësuarve,
kurse më posht keni një pjesë të kompanive që kanë adresat e tyre:
- AOL – 22000 AOL Way
- American Physical Society – 1 Physics Ellipse
- Apple – 1 Infinite Loop
- Dell – 1 Dell Way
- Facebook – 1 Hacker Way
- Genentech – 1 DNA Way
- Microsoft – 1 Microsoft Way
- Oracle – 500 Oracle Way
- SunMicrosisytems – 1 Network Drive
Zyrat e reja të Facebook janë kah fundi dhe pritet së shpejti
kompania të zhvendoset, kurse në vazhdim paraqesim disa fotografi të
cilat ishin publikuar në blogun e famshëm për teknologji TechCrunch:







0 comments:
Post a Comment