Mësoni nga shtëpia: shikoni mijëra video edukative falas

Nuk mund të mohohet që YouTube ose Vimeo kanë me miliona video për shumë tema, por ky numër i madh i videove shpesh ua vështirësojnë njerëzve gjetjen e gjërave të duhura. WatchKnowLearn e zgjidh këtë problem për së paku për videot edukative duke i organizuar me mijëra sosh në kategoritë dhe nënkategoritë e tyre përkatëse.
Për më tepër, ju gjithashtu mund të kërkoni video të tjera dhe gjatë kërkimit, të filtroni videot sipas moshës kështu që paraqiten videot më të përshtatshme për moshën e atyre që duan të marrin dije. Videot mund të vlerësohen dhe përdoruesit gjithashtu mund të postojnë komente, ngjashëm si në YouTube. Për momentin, WatchKnowLearn ka mbi 30,000 video duke mbuluar të gjitha fushat që kanë të bëjnë prej shkencës dhe natyrës, deri tek letërsisë dhe teknologjisë. Duke e përdorur këtë faqe, ju gjithashtu mund të kërkoni faqe të tjera si YouTube, SchoolTube, GoogleVideo dhe TeacherTube.



Veçoritë:
-Mbi 30,000 video edukative nga një larmi e lëndëve.
-Vlerësoni videot dhe postoni komente.
-Vendosni një filtrim për një moshë të caktuar gjatë kërkimit të videove
Vizitoni WatchKnowLearn.