PS Vita fillon të shitet në Japoni

Konsola e re e Sony, PS Vita ka filluar të shitet në Japoni që nga dita e shtunë, dhe me sa duket ka hasur në kërkesë të madhe nga përdoruesit e saj.
Më saktë, pritet që PS Vita të jetë një hit i vërtetë për lojtarët japonez, pasi që javën e kaluar të gjitha kërkesat për para-porosi kanë marrë fund.
Për të gjithë ata që kanë harruar, PlayStation Vita vjen me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç, teknologji të ekranit OLED, butonat analog, si dhe kamerat e dyfishta nga të dyja anët.
Në treg tashmë janë dy versione të kësaj konsole, si ajo me rrjetin WiFi, apo tjetra me WiFi dhe 3G, ndërsa prezantimi i konsolës në Evropë pritet të ndodhë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.