Rekord i ri botëror në shpejtësinë e internetit

Shkencëtarët dhe hulumtuesit kanë thyer një record të ri në shpejtësinë e internetit duke menaxhuar transferimin e të dhënave në një shkallë prej 186 gigabit për sekondë (Gbps), që është një vlerë ekuivalente prej lëvizjes së dy milion gigabit 0 apo 100,000 disqeve të plota Blu-ray – në një ditë të vetme.



Shpejtësia e madhe e transferimit është arritur në konferencën SuperComputing 2011 në Seattle në nëntor nga një ekip ndërkombëtar që kërkonte mënyra për të bërë një shpërndarje më efikase dhe më massive të të dhënave të intenretit që vijnë nga akseleratori i përplasjeve të grimcave LHC në kuadër të CERN.


“Duke ju mundësuar shkencëtarëve që kudo në botë të kenë qasje në të dhënat e LHC, do të jetë një cak kyç, dhe në këtë formë do të bëhen bashk njerëzit më të mençur për të zbuluar misteret e university” tha David Foster, Zëvendës i Departamentit të IT’s në CERN.




Sipas CalTech, sasia e të dhënave të prodhuara nga LHC pritet të rritet shumë më shumë në vitet në vazhdim. Më shumë se 100 petabyte (më shumë se katër milion disqe Blu-ray) të dhënash janë përpunuar, shpërndarë dhe analizuar duke shfrytëzuar një rrjet global prej 300 përpunuesve dhe magazinuesve në laboratore dhe universitete anembanë botës, dhe volumi i të dhënave pritet të rritet njëmijë fish gjersa fizicientët do të rrisin shkallët e përplasjeve dhe energjive në LHC.

Për krahasim, rrjeti i FIOS që ofron disa prej shpejtësive më të mëdha për publikun në SHBA, sjell vetëm 150 Mbps, që është më pak se një mijë here më pak sesa ajo që është arritur nga ky test. 
Gjithashtu në një raport nga BBC thuhet se shkallët më të shpejta të transferimit për publikun janë të pranishme në Britani, ku ka lidhje prej 1.5 Gbps që po testohet në Londrën Lindore nga Virgin media.