Për ata që janë aktiv në rrjetet sociale
Twitter e Facebook, sigurisht visitkard.com nuk është e panjohur e për
pjesën tjetër, që pak a shumë kanë njohu mbi termin “startup” atëherë
mund të thuhet se ky është një tjetër startup që po del prej
ndërmarrësve të rinj në Kosovë.
Edhe pse dihen shumë pak detaje, për visitkard.com
mund të thuhet se është një portal që do të jetë i fokusuar në
promovimin e visit kartelës së përdoruesve online. Duke u nisur nga faki
se çdo ditë e më shumë po kemi një përfshierje më të madhe të termit
online në jetën tonë, një hap i këtillë për zhvillim të një biznesi të
kësaj natyre mund të jetë me potencial, veçanërisht nëse supozohet se do
të ketë kujdes të veçantë në biznes model dhe planifikim të pranisë dhe
shtrirjes në treg, sikurse që është shfaqur kujdes në dizajnimin
brendit dhe ueb faqes.


0 comments:
Post a Comment