Futuremark paraqet pakon e re softuerike të testeve për
portativët dhe tabletët me Windows 7 titulluar Powermark. Nga vet
emërtimi është e qartë se këta teste shërbejnë për testimin e
qëndrueshmërisë së baterive të pajisjeve mobile gjatë mënyrave të
ndryshme të përdorimit.Kompania thekson disa skenarë të
testimit sikurse që janë veglat tipike për zyra me më pak ngarkesë ose
multimedia dhe zbavitje (lojëra) të cilët zakonisht ngarkojnë më shumë
kompjuterin dhe më shpejtë zbrazin baterinë e pajisjes. Powermark është i
bazuar në testet PCMark7, e Futuremark për momentin këtë benchmark po
ua shet vetëm subjekteve afariste. Çmimi për Powermark Professional
Edition është 200 dollarë për dhjetë aktivizime.


0 comments:
Post a Comment