Ishte vetëm çështje kohe kur Electronic Arts do të na gëzonte me
ekspansionin e ri për Sims 3 që dje edhe u bë realitet me
paralajmërimin e Sims 3: Showtime.
Sims 3: Showtime sipas
deklaratës zyrtare ia mundëson lojtarëve të lidhen me miqtë pa pasur
nevojë që të dalin nga loja. Para fansave ndodhet një botë krejtësisht e
re në të cilën mund të jenë këngëtarë, akrobat, magjistar dhe DJ, e
duke iu falënderuar mundësisë së re SimPort, lojtarët avatarët e vet
mund të ua dërgojnë miqve duke argëtuar kështu Simsanët tjerë.
Për sukses fitohen shpërblime dhe dëftesa që mund të publikohen në
ndonjë rrjet shoqëror, e sipas planit, Sims 3: Showtime pritet të arrij
deri në marsin e vitit të ardhshëm.

0 comments:
Post a Comment