Adobe publikoi se ka informata për keqpërdorimin e lëshimit deri
tani të panjohur në Acrobat dhe Reader që është përdorur për sulmet mbi
kompjuterët e bazuar në Windows.
Lëshimi, i cili sipas
pohimeve nga Adobe filloi të keqpërdoret për sulme të kufizuara në
Reader 9.x për Windows, sulmuesve potencial ia mundëson marrjen e
kontrollit mbi kompjuterin.
Arna për këtë lëshim kritik në Reader dhe Acrobat 9.x për Windows
pritet të arrij gjatë javës së ardhshme. Duke pasur parasysh se Adobe
Reader X Protected Mode dhe Adobe Acrobat X Protected View parandalojnë
keqpërdorimin e lëshimit, Adobe për momentin planifikon të paraqes vetëm
arnën përkatëse në kuadër të mbindërtimit të radhës për çerekun i cili
është planifikuar për 10 janar. Në të njëjtën kohë do të paraqiten edhe
arnat për versionet e Adobe Acrobat dhe Reader për Mac dhe Unix.
Më shumë informata mund të lexoni në blogun zyrtarë të Adobe. 

0 comments:
Post a Comment